“Duhet një mbyllje katër javore”, mjeku: Masat janë të pamjaftueshme

‘Vendit i duhet një mbyllje katër javore”. Kështu është shprehur specialist i Shëndetit Publik në Angli, Laidon Shapo.

Në një komunikim përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, ai këmbëngul se rritja e numrit të të infektuarve në vend, duhet të parandalohet me një mbyllje në të mirë të mënaxhimit të situatës shumë të nderë në këtë përiudhë pandemia

“Një hapje dhe një zbutje sinifikante e masave do të ndohdte vetëm kur rastet do të zbrisnin me 10 fish, pra kur të kemi 50 të tilla, duhet të kemi parasysh se kur në Shqipëri kemi 35 mijë infektime, ka nevojë për një “lockdoën” i cili duhet liruar vetëm kur të zbresim aty te nivelet e tetorit, pra të ketë 8-9 mijë raste.

Po të vëmë re, shohim se trendi dhjetor-janar-shkurt, lëviz, 500-600-700, jemi 900 dhe dy javëshi i fundit më shumë se mbi një mijë raste në ditë. Jam i mendimit se kësaj duhet shtuar një 20 përqind e sipër, por gjithsesi pa ja shtuar atë, shifrat janë të tilla dhe plus vdekshmëria janë 400 vdleje më shumë nga mesi i janarit, më bën të mëndoj që janë krijuar të gjitha kushtet sepse oraret e mbylljes dhe ca masa shtesë, janë të pamjaftueshme. Duhet një katër javë “lockdoën” për të marrë efekte pozitive, në rastëse nuk bëhet, më duket hipotetikisht nuk bëhët për asrye fushate elektorale”.

Author: admin