“Meqë nuk isha e ftuar në xhirimet e motrave”, Kourtney Kardashian pozon me bikinit “Skims”

Motrat e Kourtney, Kim, Kylie dhe Kendall reklamuan veshjet e reja të “Skims”. Kourtney Kardashian shkrepi një selfie para pasqyrës me rrobat e banjës flakë të kuqe.Me flokët gërshet dhe pa make up, ajo u ul para pasqyrës së gardërobës për të bërë një foto të ngjashme me atë te motrave.

Meqenëse nuk isha e ftuar në xhirimet e motrave”, shkroi me humor ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe etiketoi markën Skims.

Megjithatë disa ndjekës e morën më seriozisht këtë shkrim të saj. “Nuk ka tym pa zjarr“, komentoi njëri prej tyre.

Postimi vjen afërsisht një javë pasi Kim, Kendall dhe Kylie u bashkuan për një set fotografik luksoz dhe elegant për koleksionin e Shën Valentinit.

 

Author: admin