Ilir Demalia: Rama vazhdon luftën e klasave

Nga Ilir Demalia

Rama, paska thënë: “Prioritet në Vaksinim për moshat mbi 80 vjeç do të jenë personalitetet.”

Personalitetet që kanë mbetur gjallë mbi 80 vjeç në art, kulturë, letërsi, kinematografi, kanë qenë në shërbim të propogandës gebelsiane të regjimit komunist.

Këta të privilegjuar të regjimit komunist dhe demo(N)kratik si shërbëtorë pushtetesh dhe mendësi komuniste që i shkojnë jargët e qyrret rrëke për një llamarinë (dekoratë) nga Presidenca, tregon se sa jemi ndarë nga komunizmi dhe sa kemi kryer dekomunistizimin e Shqipërisë!!!

Fakti që kemi ngelur edhe pas 30 vjetësh si referencë dhe “vlerë” në vlersimet e socrealizmit si shpëlarje trushë në funksion të injorancës pushteteve, tregon edhe se veprimi i fundit i Ramës, që kjo “klasë personalitetesh” duhet të ketë kujdesin e parë për shëndetin, na thotë qartë se lufta-klasave vazhdon. Kane marrë pensione speciale, privilegje, para për art-shërbimin e pushtetit, tash dhe të drejtën për jetën.

Ata që u rropatën interrnimeve, burgjeve, punëve të rënda për shkak të “biografive të këqia”, mbetën pa-shkolluar për shkak të luftës së klasave, duhet prapë të trajtohen si një shtresë armiqësore kur vjen fjala para barazisë për jetën.

Kjo është baltovina demo(n)shkërdhatokratike ku sillet populli “trim dhe heroik dhe liridashës” shqiptar në cikle të reja por në të njëjtin kazan plehrash prej 30 vjetësh.

Budda na ka mësuar:

“Dëshironi të njihni të kaluarën, shikojeni veten në të tanishmen, sepse ajo është rezultat i së kaluarës suaj. Dëshironi të dini të ardhmen tuaj, shikojeni veten ne të tanishmen, sepse ajo është shkaku i të ardhmes sua

Author: admin