“Këto nuk janë propagandë”, Rama ‘gdhihet’ në Lungomare: Pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë në facebookun e tij personal ka deklaruar se pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar si pasojë e Rilindjes Urbane.

Rama u shpreh se rindërtimi i qendrave të qyteteve nuk është vetëm fasadë por edhe rritje ekonomike, duke dashur ta reklamoj si një histori suksesi ekonomik, në këtë prag zgjedhjesh të përgjithashme parlamentare.

“Rilindja Urbane nuk është fasadë, por shërben edhe për rritje ekonomike. Pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar në vlerë. Biznesi është rritur në të ardhura. Këto nuk janë propagandë, por janë zhvillim ekonomik. Projekti do vazhdojë deri në Orikum, do kemi vijën më të gjatë shëtitëse në bregdet.

Pronat do të rriten goxha në vlerë. Mandati është mjeti për të arritur qëllimin, të realizojmë punët që kemi në proces.  Gjithë pjesa e lumit të Vlorë do transformohet”, u shpreh Rama.

Author: admin