U dhunua barbarisht në lokal nga persona të armatosur, kush është Elvis Elezi nga Fushë-Kruja i dënuar për trafik droge në Kroaci

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetitn e Fushë-Krujës dy ditë më parë, teksa persona të armatosur kanë hyrë në një lokal dhe kanë dhunuar një të ri.

Ngjarja është përpjekur të mbahet e fshehtë nga Policia, teksa reagimi ka ardhur vetëm ditën e sotme pasi lajmi u publikua në media.

Mësohet se i riu i dhunuar është Elvis Elezi, i cili ka qenë i dënuar në Kroaci për trafik droge, ndërkohë para nëj viti atij i është vendosur eksploziv.

Author: admin