Armë dhe municione në shtëpi, arrestohet 51-vjeçari në Durrës. E pësojnë dhe 3 të tjerë

Një 51-vjecar në Durrës është arrestuar pasi në banesën e tij u gjetën armë dhe municione. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në banesën e shtetasit të identifikuar me inicialet I.T nga Durrësi, iu gjetën një armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe një kapsolklë dhe dy fije elektrike.

Ndërkohë 3 persona në Fushë Krujë janë arrestuar pasu janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe kanë ushtruar dhunë fizike.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Durrës vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i sendeve të kundërligjshme në banesë.

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe kallëpe me lëndë plasëse, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Policimit në Komunitet, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, se në lagjen nr. 14, Durrës, në një familje kishte konflikt familjar, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin I. T., i cili ishte në gjendje të dehur.

Author: admin