Emrat/ Kush janë katër personat që dyshohet se ekzekutuan Shkëlzen Kastratin. Policia thotë se mund të janë larguar drejt

Zbardhen emrat e 4 personave, të cilët janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Albert  Zaja,  37 vjeç,  Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushe Kruje, Elson  Xhecuka,  27 vjeç banues ne Kamez dhe  Silvio alias Roland  Cara 39 vjeç,  banues ne Tirane.

Sipas policisë, të dyshuarit mendohet se janë larguar drejt një vendi të Bashkimit Evropian, ndaj po punon për kapjen e tyre.

Njoftimi i policise

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

• A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;

• E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;

• S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.Tpz.al

Author: admin