Reagon ashpër gazetari: I lanë njerëzit në mes të borës, qeveria vazhdon me metodën e gënjeshtrës të kthyer në propagandë

Gazetari i njohur Enkel Demi ka komentuar situatën në vend pas reshjeve të dëborës, duke u shprehur se Shqipëria është dhënë me koncesion. Duke cituar shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli që flet për “shkërdhatokraci”, Demi shprehet se “në krye të vendit kemi shkërdhatat”.

Pas një bisede me mjekun Andi Koraqi në “Abc News”, Demi u shpreh: “Gjithë Shqipëria është dhënë me koncesion. Një nga koncesionet që është dhënë është mirëmbajtja e rrugëve. Dhe çfarë ndodh, me paratë tona është paguar një X kompani për të mirëmbajtur rrugën e Milotit, dhe është e pa pajisur me borëpastruese dhe kripë. Pamjet që janë dhënë këto ditë në TV janë fyese për njerëzit. Nuk kanë rëndësi bindjet politike”

Visit Instagram Profile ➤

“Qeveria ka vazhduar të punojë me të njëjtën metodë. Me metodën e rrenës të kthyer në propagandë. Ministrja mendon se duke thënë broçkulla njerëzit do të gënjehen. Këtë në fillim të programit e quajtëm “Shkërdhatokraci” duke cituar shkrimtarin Dritëro Agolli. tpz.al

Author: admin