Pse ju bën alergji dashuria?

Sa herë që afrohet festa simbolike e Shën Valentinit rrjeti ka një reaksion te pakuptueshëm. Gajasje kolektive kunder 14 shkurtit të njohur botërisht si dita e të dashuruarve. Duke qënë se skeptikët dhe snobët argumentojnë se për dashurinë nuk mjafton vetëm një ditë , ato ironozojnë dhe e bejnë object banalizimi dhe tallje çdo shprehje afeksioni dhe dashurie. Jam dakord që nuk mjafton vetëm një ditë për të dashuruar, ashtu siç nuk mjafton një ditë si festë e nënës, e verës , e tokës , e drejtave të njeriut, e shpirtrave te purgatorit apo e ngrohjes globale.

E megjithatë bota mbarë gjen kohë çdo datë me qellim tërheqjen e vemendjes ndaj nje kauze. E atëherë dashuria pse duhet të kujtohet në heshtjë. Sidoqoftë unë e kuptoj që të dalin sytë vendit dhë të përzihet stomakukur lexon deklarata shekspiriane dashurie nga partnerë, bashkëshortë apo bashkëjetues, në një kohë kur gjithë vitin policia i zbardh poshtë derës për të evituar kr im brënda familjes, që tradhëtojnë me krenari , i mungojnë respekt njëri – tjëtrit dhe më shpesh i drejtohen psikologut dhe gjykatës sesa marketit të lagjes. Por sërisht, a nuk është kudo njëlloj ?

 

A nuk ndeshemi ne çdo ditë, me sorollup hipokrizie, mediokriteti dhe kornizash artificiale dhe sipërfaqësore. Por të gjitha këto i anashkalojmë, nuk ia lejojmë vetes të jemi kritikë . Ateherë përse reagojmë kolektivisht aq hapur ndaj dashurisë apo demonstrimit të saj qoftë dhe vetëm për një ditë? E unë që jam ulur në tastierë e shkruaj nuk jam ndonjë romantike e pashpresë, përkundrazi. I bashkohem asaj gjenerate të njerëzve që ndjekin karrierën, ambicjet përsonale, përsosjes së vehtes, trendit të influecerave dhe lëvizjeve kaotike por të parreshtura të mijëvjeçarit të ri.
Por a nuk na duhet një dozë dashurie në jetën tonë? Një përkujdesje e vëmendshme, një mesazh I sinqertë, një trendafil e një pako çokollata a nuk na rrëmbejnë një buzëqeshje dhe na e zbusin zemrën? E në këtë pikë nuk mund të mos ndjej një keqardhje për ato të cilët e përbuzin dashurinë

 

 

Author: admin