Pasi i shkrumbuan Q7-ën disa kohë më parë, pronarit nga Vlora i djegin furgonin e pasagjerëve, shkak dyshohet se është konkurrenca nga suksesi i kompanisë

Një fugon pasagjerësh është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Fugoni është i një kompanie udhëtimi me emrin “Hermes”, e cila merret me transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm, dhe ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri që flakët të neutralizohen.

Burime për Faxnews bëjnë me dije se dyshohet që shkak i zjarrvënies të jetë konkurenca.

Pronarit të furgonit i është djegur dhe qëllimisht dhe automjeti Audi Q7 në vitin 2017, dhe dyshohet se gjithçka I ndodh për shkak të konkurencës pasi ka një kompani të suksesshme udhëtimi. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë

Author: admin