Shqetësimet me vjedhjen e llogarive të WhatsApp në javët e fundit, Monika Kryemadhi ia ka faturuar kryeministrit Rama që mund të përdorë këto të dhëna për të marrë informacion për zgjedhjet. Kryemadhi i ka kërkuar anëtarëve të LSI-së të përdorin një tjetër aplikacion për komunikim që të jenë të mbrojtur dhe këtë gjë do t’jua kërkojë edhe atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit.
“Në fakt shumë vetë më thotë pse nuk kthen përgjigje për anëtarët e larguar të LSI, i them që do e ketë përgjigjen 10 ditëshin e fundit të zgjedhjeve, për anëtarët e PS, jo të LSI se anëtarët e LSI janë të gjithë në krye të detyrës, shtëpi më shtëpi, derë më derë, socialistë më socialistë dhe kjo është ajo që e acaron.
Në fakt i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LSI të mos përdorin më Whatsappin por të përdorin një aplikacion tjetër, të cilin do iu dërgojmë të gjithëve atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit, sepse ai mund të mendojë që duke bërë gjëra të tilla mund të gjejë çdo lëvizje të LSI.
Po ja them nga TV që mos të lodhet duke vënë njerëz të përgjojnë dhe të na lexojnë mesazhet tona që s’ka për të na kuptuar kurrë mesazhet, ashtu siç nuk ka kuptuar kurrë ku i kanë dalë votat Monika Kryemadhit si në 2013 ashtu edhe në 2017”, tha Kryemadhi. tpz.al