Oficeri i policisë kallëzon gjyqtaren: Kërkon ta gjykojë çështjen me forcë!

Nikoleta Kovaçi

Gjyqtarja refuzon të tërhiqet nga çështja edhe pas kallëzimit penal që iu ka bërë nga njëra prej palëve në gjykim. Ajo ka vendosur të thërras palët për gjykim edhe pse padinë ndaj saj, SPAK,me firmën e kreut të saj, Arben Kraja e ka dërguar për kompetencë në gjykatën e Pukës. I gjendur në këtë kurth të ngritur nga gjykata, kallëzuesi kërkon ndihmën e medias për ta bërë publike çështjen meqë bëhet fjalë për një rast të paprecedentë. Ngjarjet zhvillohen në gjykatën e Tropojës, ndërkohë që në dijeni të kësaj historie tashmë është vënë edhe vetë institucioni i SPAK. Kallëzuesi ka kërkuar edhe dorëheqjen e prokurorit të çështjes dhe kjo dorëheqje pas disa manovrash ka ardhur. Prokurori është zëvendësuar, ndërkohë që gjyqtarja ka vendosur ta çojë në fund “punën’ e nisur” që në vitin 2018, kohë kur edhe është regjistruar një incident mes dy qytetarësh, por që të dy në struktura të policisë së shtetit.

Kallëzimet
Është oficeri i policisë Ndue Voci, i cili është në gjyq me një kolegun e tij. Përplasja ka ndodhur në kohën kur Voci, një oficer karriere, sherbente në komisariatin e Policisë së Tropojës në rolin e shefit të rendit. Ndaj tij ngrihet akuza e “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike” parashikuar nga neni 275 i KP. Mirëpo, oficeri i njohur, i cili sot drejton Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Kukës, duke parë një sërë shkeljesh që kanë ndodh gjatë procesit të shqyrtimit të çështjes, kryesisht nga ish-prokurori i kësaj çështjeje, Artur Ismailukaj, më pas iu ka bashkëngjitur edhe gjytarja që gjykon çështjen, ka kryer disa kallëzime dhe kërkesa që lidhen me dorëheqjet e të dy këtyre personave nga hetimit dhe gjykimi. Duke verifikuar të gjithë bazën ligjore në të cilën është bazuar kallëzimi i kryer nga shefi i sallës operative, bëhet me dije se në fakt mbi të prokuroria dhe gjykata e Tropojës kanë ushtruar presion. Një nga detajet më të paprecedenta që lidhen me këtë shqyrtim, hasen tek një kërkesë për ta çuar me forcë në sallën e gjyqit oficerin në kohën kur ky i fundit kishte rezultuar me covid 19 dhe madje edhe me një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Mirëpo, Voci duke para një sërë rrethanash në të cilat vepronin gjyqtarja Enkeleda Dalipi dhe prokurori Ismailukaj, iu ka drejtuar me dy shkresa Gjykatës dhe Prokurorisë së Tropojës me kallëzime dhe kërkesa duke kallëzuar dhe kërkuar hetimin e tyre për shpërdorim detyre, shkelje të rregullave të Covid-19 dhe dorëheqjen e tyre nga çështja në ngarkim të tij.

Duke iu referuar shkresës në të cilën është depozituar kallëzimi për gjyqtaren e shkallës së parë, Enkeleda Dalipi, kallëzuesi thekson: Pranë gjykatës së shkallës së parë Tropojë është duke u gjykuar çështja penale në ngarkimin tim ku akuzohem për kundravjatje penale “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”! Me datën 8 maj të 2019 kam kërkuar përjashtimin e prokurorit Artur Ismailukaj se ai nuk ishte korrekt gjatë hetimeve su dhe më pas në gjykatë në seancën paraprake më ka kërkuar të zgjidhet çështja me pajtim mes palëve. Unë kam pranuar dhe për këtë shkak firmosa dokumentet pa lexuar! Pra në mirëbesim!
Me datën 16 nëntor të vitit që lamë pas, është parë në një kafene të Bajram Currit, madje me shefin e prokurorisë, ndërsa ka refuzuar të paraqitetet në seancën gjyqësore se ishte i infektuar me covid-19, por ishte i infektuar vetëm për të ardhur në gjykatë dhe jo në lokal! Më vonë, gjykata e rrethit Tropojë nga data 9 dhjetor e deri me 21 dhjetor të 2020-s ka qenë e pezulluar për shkak të virusit, ndërsa seanca e radhës ishte përcaktuar me 15 dhjetor. Astyre ditëve unë isha sëmurë me covid. Me 14 më ka marrë në telefon sekretaria e Gjykatës së Tropojës dhe më ka njoftuar se seanca e radhës është me 23 dhjetor dhe nëse jeni ende sëmurë të paraqitet avokati juaj. Unë i thashë se isha sëmurë dhe nuk mund të dilja të shkoja të bëja prokurë tek asnjë noter. I sëmurë me covid dhe diabet kronik njoftohem për tu paraqitur forcërisht me 11 janar të këtij viti…
Kështu sa më sipër vërtetohen plotësisht elementët e veprës penale yë shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me prokurorin Artur Ismailukaj, gjyqtaren Enkeleda Dalipu dhe sekretaren e saj si dhe shkelja e ligjeve të pandemisë që janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë!

Pas kallëzimeve
Ndërsa Ismailukaj ka dhënë dorëheqjen dhe në vendin e tij tashmë çështjen e ka marrë një prokuror tjetër, gjyqtarja Dalipi refuzon të heqë dorë nga gjykimi i kësa çështjeje. Në shkresën që mban datën 10.02. 2021 të firmosur nga Arben Kraja, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar fiksohet fakti: Drejtuar prokurorisë së Pukë/Bashkëlidhur iu dërgojmë për kompetencë kallëzimin e paraqitur kundër shtetases Enkeleda Dalipi me funskion gjyqtare në Gjykatën e Tropojës për veprën penale “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Pneal. Vepra penale për të cilën është bërë kallëzimi si dhe subjekti kundër të cilit është bërë kallëzimi rezlton se nuk përfshihen në fushën e veprimit të nenit 75/a të K.P.P

…Edhe pse tashmë në ngarkim të saj është depozituar një kallëzim dhe madje iu ka dërguar për kompetencë një tjetër gjykate Dalipi vendos të thërras palët në seancën e radhës që mësohet se është fiksuar të mbahet me 23 të këtij muaji. Ndonëse oficeri i lartë i policisë që është tashmë edhe paditës për gjyqtaren ka përcaktuar qartë faktin se ai gjendet në një armiqësi të vërtetë me këtë gjyqtare dhe me ish-prokurorin e çështjes. Kështu vërehet se gjyqtarët dhe prokurorët në momente të caktuar edhe mund të thyejnë ligje e rregulla, ndërkohë që një të sëmuri me diabet kronik dhe aq më keq me covid, i kërkohet të shkojë forcërisht në sallën e gjyqit nga Durrësi, aty ku asht vendbanimi i tij, në Tropojë. Po ashtu, gjyqtarja refuzon të largohet pa e mbyllur gjithë gjykimin, thua se dosja në ngarkim të një sherri mes dy punonjësve të policisë duhet patjetër ta mbylli ajo gjyqtare edhe në kundërshtim me palët, edhe kur ndaj saj ka kallëzim, madje edhe kur në dijeni të kallëzimeve dhe veprimeve vihet kreu i SPAK!

Author: admin