Zgjedhjet, Kurti: Jemi përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se në 14 shkurt qytetarët kosovarë janë përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen e tyre. ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt.

Sipas saj, dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund

Qytetarë të dashur, në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm Drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë. 30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë. Dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt që ta kthejmë zhvillimin e ta bëjmë progresin. Prandaj duhet të dalim të gjithë, dhe secili, për ta bërë ndryshimin e madh.#KrejtDheDrejt për numrin 127, Lëvizja Vetëvendosje”, -thotë Kurti. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen ditën e diel, më 14 shkurt. tpz.al

Author: admin