Kryemadhi prezanton kandidaten e LSI në Vlorë: Përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë

Grisejda Myslimi është njëra prej kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës, e prezantuar në qytetin e saj të lindjes nga Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kushtuar edhe një status të veçantë. Myslimi është një nga emrat e listës së kësaj partie që kryesohet nga zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama.

Ekonomiste në profesion, pedagogia e UET ka zgjedhur t’i bashkohet LSI-së në garën zgjedhore të 25 prillit, si përfaqësuese e të rinjve vlonjatë, me bindjen se me fitoren e LSI ne zgjedhje, ajo do të ketë mundësi ti sherbejë më mirë qytetit te saj, shprehet kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për të.

Grisejda, pedagogia nga Vlora që do të bëhet deputete…

Grisejda Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.
E diplomuar për ekonomi dhe e specializuar në studime master shkencor në degën Financë–Bankë, në profili “Bankë dhe Tregje Financiare”, ajo u emërua dhe punon pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, ku kreu studimet master, si zgjedhje e vetë universitetit prej shtatorit të vitit 2013 e në vazhdim.

E brishtë në pamje të parë, por mjaft këmbëngulëse dhe e vendosur, e thjeshtë dhe me shumë mirësi, ajo mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, por edhe përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë së qytetit ku lindi dhe u rrit.

Unë si kryetare e LSI-së ndjehem krenare që vajza si Grisejda zgjedhin të punojnë dhe të përfaqësojnë LSI-në, dhe me shumë besim, e mbështes kandidimin e saj në listën shumemërore të LSI-së në qarkun e Vlorës, e bindur se votuesit vlonjatë do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe mbështesin emrin e saj dhe të LSI-së, si zgjedhjen më të mirë për Vlorën”., tha Kryemadhi. tpz.al

Author: admin