Ishte dënuar për drogë, arrestohet 35 vjeçari në Vlorë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një 35 vjeçar vlonjat i shpallur në kërkim për prodhim të lëndeve narkotikëve ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K.R. i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me sektorin e shërbimeve operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

K.R., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Author: admin