A kemi qarkullim të varianteve të reja Covid-19? Manastirliu: Kemi shtim të infektimeve dhe riinfektime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është në një bashkëbisedim me gazetarët, ku po bën një raportim të situatës së koronavirusit, ku tha se në vendin tonë është vërë re një rritje e rasteve të reja me Covid-19 dhe e vdekshmërive nga virusi.

Sipas ministres, në rritjen e rasteve, kanë ndikuar disa faktorë, të cilët janë mos respektimi i masave dhe qarkullimi i varianteve të reja Covid-19.

Manastirliu tha se dyshimet që mund të kemi qarkullim të varianteve të reja në vend, tregohet nga shtimi i rasteve të reja por edhe sepse në Shqipëri janë regjistruar riinfektime. Ndërsa pritet që kjo të verifikohet në ditët e ardhshme.

“Ka një trend të lartë, që ekspertët vlerësojnë se është i pritshëm dhe probabilisht me qarkullimin e mutacionevce të reja.

Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reje, pasi shohim që të rinjtë janë më të infektuar. Kemi raste të riinfektimeve. Këto janë arsye që i çojnë ekspertët në dyshimet për variantet e reja. Pra kemi të bëjmë me këto dyshime të arsyeshme.

Jemi në pritje për analizat nga laboratori i Berlinit për të vërtetuar nëse këto dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta.

Rritja ka edhe disa shkaqe të tjera, që lidhet me moszbatimin e masave, me grumbullimin e familjarëve si dhe me fluksin e qytetarëve në disa vende”, tha Manastirliu. Shekulli.

Author: admin