Makina përplas këmbësorin tek ish-Dogana në Tiranë

Një këmbësor është aksidentuar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Doganës, rreth orës 17:20.

Informacion paraprak

Më datë 03.02.2021, rreth orës 17:20, tek Ish- Dogana, mjeti me drejtues shtetasin J. M., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Author: admin