Harrojini ditët me diell, ja çfarë sjell java e dytë e shkurtit

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ditët e ngrohta dhe me diell do t’i lënë vendin reshjeve të shiut nga e diela pasdite.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Në këtë mënyrë dita e Hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë”.

Kjo do të bëjë që në gjithë territorin prurjet në lumenj të rriten, duke rrezikuar kështu edhe përmbytje.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, “nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjëve Drin dhe Buna, pritet rritje e ndjeshme e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës.

Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve”.

TEMPERATURAT

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Nesër (e diel, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 18 °C
në vendet malore: 5 / 15 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt. 06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa nesër (e diel, dt. 07) era pritet të fryjë mesatre deri e fortë në jug të vendit.

Author: admin