Detajet/ 28-vjeçarja humb jetën nga Covid-19, kishte sjellë në jetë fëmijën e tretë

Të tjera detaje zbulohen për vdekjen e 28-vjeçares nga Korça me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe COVID2. Ajo kishte ardhur dy javë më parë dhe ishte shtruar për COVID, relativisht rëndë.

Gjashtë ditë më parë gruan e kanë çuar dhe ka lindur në një maternitet të Tiranës, më pas është kthyer sërish në reanimacionin e Sanatoriumit ku për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është futur në intubim, shkruan BalkanWeb. Mbrëmë në darkë ajo ka ndërruar jetë.

Visit Instagram Profile ➤

Fëmija thuhet se është mirë dhe është në Korçë, ndërkohë që mjekët kishin shumë shpresë, por komplikacioni kardiak ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Burime jozyrtare thonë që nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Author: admin