“Te Ilir Meta shikoj 7 mëkatet e Biblës, si asnjë politikan tjetër”, Presidenti komenton akuzat e Fatos Nanos; Tregon nëse do shtyhen zgjedhjet nga Covid-19

Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të komentojë sot nga Shkodra, akuzat që hodhi ndaj tij ish-kryeministri socialist Fatos Nano. Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë vite më parë kur socialistët drejtonin vendin.

“Nuk kam asnjë koment ato ngjarje. Për 0 ngjarje, për 0 akuza, dhe për 0, 0, 0”, tha Meta.

Ndërkohë, i pyetur nëse do të shtyhen zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, Meta tha se zgjedhjet jo vetëm që nuk do të shtyhen, por shqiptarëve u duken larg.

“Nuk ka asnjë shanc dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve. Shqipëria ka pasur nevojë për zgjedhje prej kohësh. Shqiptarët përveç shqetësimit të pandemisë, dhe data e zgjedhjeve iu duket shumë larg”, tha Meta.

Author: admin