Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë për ekzekutorët, arrestohet pronari i makinës që ndihmoi në largimin e tyre

Kanë dal në dritë detaje të reja nga vrasja e Shkëlzen Kastratit të hënën e 1 shkurtit në Fier.

Burimet bëjnë me dije se makina Range Rover e cila u gjetur në afërsi të vendit ku po ndërtohet spitali rajonal në Fier, ishte me targa greke.

Visit Instagram Profile ➤

Uniformat blu ende nuk kanë zbuluar mënyrën se si ka arritur të futet në territorin shqiptar. Edhe në momentin që iu vu flaka pasi u bë vrasja e Shkëlzen Kastratit, makina Range Rover ishte me targa greke të rregullta.

Mbrëmjen që lamë pas, policia e Fierit ka sekuestruar në Kamëz një automjet tip Audi për të cilin dyshohet se autorët janë larguar pasi dogjën makinën Range Rover me targa greke.

Identifikimi i saj është bërë nga kamerat e sigurisë të cilat kanë arritur të regjistrojnë pjesë nga ngjarja.

Sakaq, deri tani janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i makinës që u sekuestrua në Kamëz. Mësohet se ai ka thënë se e kishte shitur makinën, por nuk ka bërë akt shitje, duke treguar edhe emrin e personit që e ka blerë atë.

Tashmë ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Pasi i është marrë deklarimi pronari i Audit është lënë i lirë nga uniformat blu. Kontrollet për persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje janë kryer edhe Durrës, periferitë e Fierit dhe në disa zona të Vlorës

Author: admin