Një makinë është djegur këtë të enjte në Vlorë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, rreth orës 03:25.
Si pasojë e zjarrit është djegur një automjet i markës “Toyota”.
Më tej thuhet se makina është në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi makina ka qenë në pronësi të një punonjësi të Hipotekës.
Nga ana tjetër grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.