Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, pasi një person ka vjedhur një fugon të komunës Nanterre, në Paris dhe më pas hyri në një turmë me këmbësorë.
Mediat e huaja shkruajnë se autori është një burrë, ndërsa si pasojë e një ngjarjes një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Autori dyshohet se u përpoq të arratisej në këmbë, por më vonë u arrestua nga policia.
Deri më tani, policia lokale beson se incidenti nuk ka të bëjë me terrorizëm. Motivet e të dyshuarit mbeten të panjohura, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.tpz