Përdoret 25 kilogramë lëndë shpërthyese, per prishjen e një objekti industrial pesë katësh në Valias

Dt  03.02.2021

 

Me shpërthim të kontrolluar, IKMT prish me sukses objektin 5 katësh në Valias

 

Është realizuar me sukses operacioni për prishjen e një objekti industrial pesë katësh në Valias nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. U përdoren nga specialistët 25 kilogramë lëndë shpërthyese, e cila u vendos në 400 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Prishja e këtij objekti të amortizuar erdhi në kuadër të planit të ri nga bashkia Kamëz, për zhvillimin e fshatit Valias. Së bashku me kryeinspektoren e IKMT, Dallendyshe Bici, gjatë inspektimit të punës paraprake dhe më pas shpërthimit të objektit, ishte edhe kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Author: admin