Ngacmon seksualisht të miturin dhe e kërcënon me thikë, arrestohet 62-vjecari

Një 62-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçar duke i treguar organet e tij gjenitale dhe më pas e ka kërcënuar me një thikë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një park në zonën e Chalandrit në qytetin e Selanikut, ku i mituri ishte duke luajtur me miqtë e tij.

Policia ka arrestuar 62-vjecarin pasi është lajmëruar nga një i afërt i djalit 12-vjecar, sapo e ka vënë re. Ende identiteti i shqiptarin nuk është bërë me dije.

Author: admin