Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Labinot Fushë rreth orës 08:45.

Në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe dy autovetura dhe si pasojë e përplasjes mes tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti i trefishtë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të njërës prej autoveturave.

Author: admin