Departamenti i policisë së qytetit tha se pjesa më e madhe e Moskës qendrore, nga Sheshi i Kuq deri në Lubyanka, do të ketë kufizime për këmbësorët dhe se shtatë stacione metroje do të mbyllen të dielën. Restorantet në këtë zonë gjithashtu do të mbyllen, ndërsa kompleksi i njohur i shitjeve GUM në Sheshin e Kuq tha se do të hapet vetëm në mbrëmje.
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse Irina Volk, përmendi pandeminë e koronavirusit në paralajmërimin e së shtunës kundër protestave. Ajo tha se pjesëmarrësit që kapen në shkelje të rregullave epidemiologjike mund të përballen me akuza penale.
Protestat e 23 janarit në mbështetje të Navalny-it ishin më të mëdhatë dhe më të përhapurat në Rusi pas shumë vitesh dhe autoritetet po përpiqen të mos lejojnë përsëritjen e tyre. Policia zhvilloi një seri bastisjesh këtë javë në apartamente dhe zyra të familjes Navalny, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës së tij kundër korrupsionit.
Policia arrestoi të shtunën zotin Sergey Smirnov, kryeredaktor i medias së pavarur Mediazona, në Moskë nën dyshimin për pjesëmarrje në protestën e fundjavës së kaluar, njoftoi Mediazona.
Policia ruse publikoi një paralajmërim të fortë kundër pjesëmarrjes në protestat e planifikuara për të dielën, ku do të kërkohet lirimi i udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny, kundërshtari më i njohur i Kremlinit.
Paralajmërimi vjen mes arrestimeve të bashkëpunëtorëve të Navalny-t dhe disa gazetarëve të opozitës. Ai vjen ndërkohë që policia ka shpallur plane për të kufizuar lëvizjet në qendër të Moskës të dielën.