Rama gris këpucët në Korçë, postimi i çuditshëm në Instagram.

Edhe pse jo zyrtarisht, fushata tashmë ka nisur dhe liderët politikë janë duke kryer vizita dhe takime intensive në qytete të ndryshme të vendit.

Kryeministri Rama për shembull është sot në Korçë, ku duket se është përballur edhe me një surprizë të pakëndeshme, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale

Ramës i është grisur këpuca gjatë lëvizjeve të tij në rrethe, foto të së cilës i ka publikuar edhe në Instagram.

“Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”, shkruan kryeministri.

Author: admin