Shakohoxha largohet nga ‘Digitalb’, e thumbon keq Bejleri: Karma is a bitch.

Mbrëmjen e djeshme u bë viral lajmi se Dritan Shakohoxha nuk do të ishte më drejtor i Supersportit.

Prej shumë vitesh, ai mbante postin e drejtorit në sektorin e sportit në Digitalb, por tashmë ai është shkarkuar apo larguar me dëshirën e tij, që mbetet për tu zbuluar në ditët në vijim.

Visit Instagram Profile ➤

Vetë Shakohoxha nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, mirëpo dikush tjetër, me të cilën ka pasur më herë konflikte ka menduar ta thumbojë atë. Bëhet fjalë për moderatoren e sportit Ilda Bejleri, e cila ka shpërndarë një fotomontazh, ku shkruhet: Karma is a bitch, duke iu referuar shkarkimit të saj të mëparshëm nga vetë Shakohoxha.

“Ua po këtë drejtorin kush e hoqi”, shkruan më tej Bejleri, që duket se nuk e paska harruar fare largimin e saj nga ekrani ku qendroi për vite me radhë

Author: admin