Rriten infektimet në Kavajë, mes tyre edhe drejtoresha e spitalit dhe 5 infermierë

Rritja e shifrave të infektimeve me Covid 19 në disa qytete ka sjellë edhe rritjen në shkallë vendi.

Në Kavajë shifrat e infektimeve me koronavirus janë shtuar gjatë javë së fundit të Janarit pasi vetëm në tre ditët e fundit numërohet 106 qytetarë pozitivë me Covid 19.

Mes të infektuarve ka punonjës të administratës, mësues dhe mjekë.

Infektimit me Covid19 nuk i ka shëptuar as Drejtoresha e Spitalit të Kavajës, Loredana Kapidani, e cila aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetë karantinuar në banesën e saj.

Të infektuar me koronavirus rezultojnë edhe 5 mjekë të tjerë në tri ditët e fundit.

Kujtojmë që pak ditë më parë pozitiv në test rezultoi edhe Kryetari i Bashkisë së Kavajë Redjan Krali që aktualisht është në vet-karantinim.

Shifrat e javës së fundit në qytetin e Kavajës janë më të lartat për këtë vit, ndërsa numri i qyetarëve aktiv me koronavirus arrin në mbi 240.

Author: admin