Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë. I plagosuri është Marion Mitro, i cili kishte shkuar vetë në Spitalin e Vlorës pas ngjarjes. Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Mitro dyshohet se është qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.

Ndërkohë, policia njofton se ka gjetur një makinë të djegur në aksin rrugor Vlorë – Selenicë. Mjeti i braktisur dhe i shkrumbuar është tip Land Rover dhe dyshohet se është përdorur nga autori që qëlloi me armë Marion Mitron.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Marion Mitro njihet si një person me precedent penal dhe është hetuar e dënuar për porositjen e atentatit me tritol ndaj ish-Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, që mbeti në tentativë.

Author: admin