Rruga në Kukës burim aksidentesh/ Mungojne sinjalistikat,

Viti 2021 nisi me aksidente të frikshme dhe vëmendja për këtë pjesë duhet shtuar edhe më shumë, pasi ul numrin e jetëve të humbura në aksidentet rrugore. Mungesa e trotuareve, sinjalistikës dhe çdo elementi minimal të sigurisë rrugore, e ka kthyer në burim aksidentesh rrugën që lidh qytetin e Kukësit me fshatin Nangë.

Më të rrezikuar janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të këtij fshati për shkak se automjetet ecin me shpejtësi, në një rrugë që nuk të sinjalizon thuajse për asgjë. Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një i mitur mbeti i plagosur nga përplasja në rrugë, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Banorët e fshatit Nangë shprehen se rruga që kalon përmes fshatit të tyre është e ngushtë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë të paktën pranë shkollës e zonave të banuara.

Ky aks është rikonstruktuar vite më parë, por projekti nuk përfshinte ndërtimin e trotuareve dhe barrierave anësore të rrugës që do të lehtësonin qarkullimin e banorëve dhe nxënëseve. Po ashtu në këtë aks mungon ndriçimi publik gjatë natës.

Author: admin