Musk thyen një tjetër rekord, ngre 143 anije kozmike në një mision të vetëm

SHBA- Miliarderi Elion Musk ka ndritur ditën e djelë 143 anije kozmike në një mision të vetëm. Lajmin e ka bërë të ditur REUTERS, ku shkruan se anijet kozmike filluan të ngrihen ditën e djeshme në orën 10 të mëngjesit.

Raketa “Falcon 9” që transportoi anijet kozmike u ngrit nga stacioni hapsinor “Cape Canaveral” në Florida dhe fluturoi përgjatë bregut lindor të saj. Falcon 9 transportoi 133 anije kozmike komerciale dhe qeveritare, si dhe 10 satelitë “Starlink”. Nisja e këtyre anijeve kozmike në hapsirë do të kishte qenë një ditë më parë por për shkak të motit të keq u shty për ditën e djeshme.

SpaceX më parë ka nisur të orbitojë më shumë se 800 satelitë nga disa mijëra që nevojiten për të ofruar internet me me shtrirje të gjerë globale. Ky është  një investim prej 10 miliardë dollarësh që vlerësohet se mund të gjenerojë 30 miliardë dollarë në vit, për të ndihmuar në financimin e programit të raketave ndërplanetare të Musk, të quajtur Starship.

Author: admin