Adriatik Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestro pasurie.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Më 11 janar, Gjykata e Posaçme e Apelit i riktheu masën e sekuestros së pasurive të ish-prokurorit. Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

Author: admin