Tavo ironik pas largimit të Brahas nga LSI, reagon Çuçi: E shoh që të paska dhëmbur, s’kuptoj pse? Deputetja: Je logjikisht i cekët

I pari që u “prek” nga largimi i Brahas, ishte ish-deputeti i LSI-së në zonë, Vangjel Tavo. Me ironi dhe pa humbur kohë, vetëm pak pas publikimit të lajmit, shkruante në Facebook se PS u kishte marrë një person me kontribute të mëdha dhe me famë ndërkombëtare. Nuk kanë munguar as kundërpërgjigjet nga vetë deputetja dhe ministri Bledi Çuçi.

GJIROKASTËR- Lëvizja e deputetes Ediola Braha, nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Partia Socialiste ka shkaktuar reagime në rrjet. I pari që u “prek” nga largimi i Brahas, ishte ish-deputeti i LSI-së në zonë, Vangjel Tavo. Me ironi dhe pa humbur kohë, vetëm pak pas publikimit të lajmit, shkruante në Facebook se PS u kishte marrë një person me kontribute të mëdha dhe me famë ndërkombëtare. Gjithashtu shtonte se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duhet ta kishte kuptuar tendencën e saj për të ndryshuar krah që dy vite më parë, në momentin kur sipas Tavos, Braha kishte shkuar në zyrën e tij.

Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!? Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës,”- shkruan Tavo.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Çuçi reagoi ndaj ish-deputetit, me të njëjtën ton ironie, duke shtuar se i “djegur” largimi i deputetes ndaj edhe kishte reaguar me urgjencë.

“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithës trukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD. Miqësisht!,”-shkruante ministri.

Por duke marrë parasysh se gjithë debati kishte nisur për të, nuk ka munguar as një reagim nga vetë deputetja. Duke e cilësuar si një politikan të “vjetëruar”, Braha ka konfirmuar edhe njëherë se siç e përmendi Tavo, dy vite më parë ajo ka qënë pjesë e PS-së, ndërsa nuk e kuseu sulmin ndaj ish-kolegut të saj me të cilin do të përballet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“I fundit dhe i vjeteruari Tavo, i mbeturi ne karriken politike te kalbur, reagoi pse une kalova me PS. Por duke qene logjikisht i ceket, i drejtohet ministrit Çuçi, drejtuesit politik te qarkut te Gjirokastres se e paska ditur dy vjet me parë qe une kam qene në perkatesine time politike si socialiste. Kjo eshte nje e vertete qe pohohet padashur nga i fundit minoritar në politiken e vjeter qe here eshte opozitar dhe nje sy e ka tek pushteti dhe ne gjysem te mandatit mendon se duhet te beje pirueten per rikthim tek nje pozicionim me leverdi,”-përfundon ajo.

Author: admin