Flet Prokurori që “çmontoi”Përgjimet për Shqipërinë duhet të hetohen, provuam takimin e eurodeputetit Cesa me “princin” Antonio Gallo

Prokurori thotë qartësisht se përgjimet ku thuhet se senatori Pierfernandino Casini do të ndihmonte grupin për të hapur fronte të reja në Shqipëri duhet të hetohen.

ITALI- Prokurori i Anti-mafias italiane, Nicola Gratteri, drejtuesi i Prokurorisë së Katanzaros, i cili udhëhoqi operacionin e goditjes së një degëzimi të klanit Ndragheta, ka folur edhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë dosje. Në një intervistë për Corriere Della Sera, Gratteri është pyetur për arrestimin e eurodeputetit Lorenzo Cesa, mbështetës i qeverisë Conte, me një rol të rëndësishëm për ndërtimin e maxhorancës që i duhet kryeministrit Xhuzepe Konte, ka folur edhe për Shqipërinë. Prokurori thotë qartësisht se përgjimet ku thuhet se senatori Pierfernandino Casini do të ndihmonte grupin për të hapur fronte të reja në Shqipëri duhet të hetohen.

Pyetje: Mbi çfarë bazash e akuzon eurodeputetin Cesa për shoqëri kriminale duke lehtësuar punët e grupit Ndragheta?

Prokurori Nicola Gratteri: Për kontakte me sipërmarrësin Antonio Gallo, i njohur si përfaqësues i Ndraghetës në Crotone, i cili ka si synim të zgjerojë aktivitetin e grupit. Gallo arriti në Reggio Calabria dhe iu afrua klanit De Stefano-Tegano, që të merrte organizimin e fushatës elektorale dhe më pas në Romë për të marrë kontrata kombëtare. Përmes Talaricos, ai organizon një takim me Cesa. Talarico e dinte se Gallo ishte afruar me grupin Reggio, dhe për organizoi drekë. 

Pyetje: Por ju nuk e dini çfarë u tha në atë drekë?

Prokurori Nicola Gratteri: Asokohe Cesa ishte një eurodeputet dhe ne nuk mund ta përgjonim. Por ne e dimë nga bisedat e tjera, që ata diskutuan për kontrata me Anas Enel dhe autoritete të tjera, që Gallo të hynte në punë. Kemi një përgjim ku Talarico flet me Cesa-n për Gallon, dhe për një rast ku do të merrte 5%. Në një tjetër përgjim, Gallo thotë qartësisht se ka një marrëveshje dhe se ka shkuar në Romë për të takuar Cesan.

Author: admin