Konkurs:Policia Bashkiake Durrës hap 2 vende të lira pune

Policia Bashkiake Durrës ka hapur konkursin për dy vende të lira pune.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të bashkisë thuhet se pozicionet e lira janë:

  • Polic pranë Policisë Bashkiake
  • Inspektor (Oficer) pranë Policisë Bashkiake

Në njoftimin zyrtar jepen  kriteret dhe dokumentacioni përkatës që kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  në bashkinë Durrës, deri në datë 2 shkurt.

Pas verifikimit paraprak, më datë 09.02.2021, në Bashki do të shpallet lista e aplikantëve që plotësojnë kushtet për testim dhe më datë 15.02.2021 do të zhvillohet testimi me shkrim dhe me gojë në këtë pozicion.

Lista e fituesve do të shpallet më datë 19.02.2021.

Author: admin