Nën akuzë Mjeku i Maradonës falsifikoi firmën e legjendës argjentinase!

Nuk kanë fund polemikat mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Kur kanë kaluar thuajse dy muaj nga ndarja nga jeta e ish-legjendës argjentinase ende ka diskutime për mënyrën sesi Maradona vdiq.

Këtë herë bëhet fjalë për një skandal ku është i përfshirë mjeku i legjendës argjentinase Leopoldo Luque, i cili mund të ketë falsifikuar nënshkrimet e ish-sulmuesit për operacionet.

Çështjen tashmë e kanë marë në dorë prokurorët, të cilët po hetojnë për një vdekje të mundshme të padrejtë. Janë gjetur tre fletë së bashku dhe ishte diçka shumë e qartë që nuk shkonte.

Author: admin