Motit i keq , pezullohet lundrimi në Portin e Vlorës

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës, pasi në 48 orët e ardhshme pritet përkeqësimi i kushteve të motit.

Bëhet me dije se nuk janë pezulluar anijet pasgjere të transportit ndërkombëtar.

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të lundrimi dhe anijeve të peshkimit. Në baze të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës;

dhe jashtë gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar!

Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin JUG-JUGPERENDIM me kushtet e mëparshme.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jete ne datën 26.01.2021 ora 06:00.

Author: admin