Ndahet nga jeta një nga nismëtarët e themelimit të PD-së

Ditën e sotme ka ndërruar jetë mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa.

Sefa do të mbahet mend nga durrsakët jo vetëm për përkushtimin e tij në arsim, ku për shumë vite me radhë përgatiti breza të tërë gjimnazistësh në shkollën industriale, por edhe si një nga nismëtarët e themelimit të degës lokale të Partisë Demokratike.

Krahas angazhimit të tij pranë këtij formacioni politik, Sefa do të mbante edhe poste drejtuese gjatë viteve të para të demokracisë.

Kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-inxhinierit të njohur.

Author: admin