Reshje dhe ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat jugore dhe qendore reshjet do jenë më intensive, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Author: admin