Vranësira dhe reshje të pakëta shiu, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu. Gjatë pasdites do të ketë përmirësim të motit.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

 

 

 

Author: admin