Ambiciozë, manipuliues dhe të suksesshëm/ Çfarë duhet të dini për AKREPIN para se ta bëni mik

Akrepi, shenja misterioze e zodiakut ka hyrë në sezonin e saj dhe deri më 22 nëntor do të jetë shenja më me fat! Megjithatë në këtë artikull nuk do të parashikojmë muajin për ta, por do të flasim për karakteristikat dhe tiparet që bëjnë akrepët të jenë ata që janë! Të urryer dhe dashuruar në të njëjtën kohë!

Akrepi është shenja më aktive e grupit të ujit. Ata janë gati të riskojnë dhe të ndërmarrin përsipër iniciativa që jo çdokush mund t’i ndërmerrte. Ata gjithashtu janë agresivë në mbrojtjen e interesave të tyre dhe nuk dorëzohen lehtë. Kjo gjë i bën ata të suksesshëm në punën e tyre. Por një nga minuset e cila pengon akrepin është mungesa e diplomacisë dhe mos analizimi i thellë i gjërave , që në situata të caktuara mund të kthehet kundra tyre.

Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Të qenët i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë por do i bëjë që të “shpërthejnë”

Author: admin