Horoskopi për datën 13 tetor nga Russell Grant

Dashi

Një projekt për të cilin keni punuar mund të ketë nevojë për para shtesë nëse doni që të ketë sukses. Pasi ta zbatoni këtë gjë, do të shihni se sa shumë të ardhura do ju sjellë një investim i tillë. Shpërblimet që do të merrni nga kjo, do të vlejnë për çdo shqetësim që po kaloni në këto momente.

Demi

Mënyra më e mirë për të përmirësuar komunikimet midis jush dhe dikujt me të cilin jetoni ose punoni është që të largoni pengesat midis jush. Mos u dorëzoni në përpjekjet tuaja për t’i bërë ata që të hapen para jush, këmbëngulni shumë dhe marrëdhëniet tuaja të përmirësohen. Sa më shumë gjëra që të ndani me njëri-tjetrin , aq më të forta do të bëhen lidhjet tuaja.

Binjakët

Ju nuk mund të relaksoheni derisa të dini se gjithçka po funksionon normalisht dhe në mënyrë efektive. Kjo është arsyeja pse ju do të zgjidhni të vendosni përgjegjësinë përpara kënaqësisë. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e një ngjarje shoqërore, por nuk do të pendoheni për këtë. Janë disa gjëra që duhet të bësh dhe nuk duhet të shpërqendrohesh.

Gaforrja

Ju do të bënit gjithçka për ta shmangur, por një mosmarrëveshje mbi paratë do të përshkallëzohet. Do të thuhen gjëra që do t`ju dëmtojnë ju ose dikë me të cilin jetoni. Ju nuk doni që dikush të ndjejë se nuk po paguhet që punon me ju dhe nëse dikush ankohet ju do të krijoni një marrëveshje të re për të zgjidhur problemin.

Luani

Një nevojë në rritje për të krijuar një jetë të sigurt familjare ju inkurajon të qëndroni më shumë në shtëpi sesa të dilni në kërkim të aventurave. Miqtë mund të mos e kuptojnë pse po e bëni këtë zgjedhje pas muajsh kufizime, por thjesht nuk jeni ende gati të dilni në një territor që ju duket i panjohur.

Virgjëresha

Një ngatërrestar do të përpiqet të shkaktojë debat. Atyre u pëlqen t`i vendosin njerëzit kundër njëri-tjetrit. Ju nuk do të bini pre e provokimeve te tyre dhe qëndrimi juaj i qetë do t’ju ndihmojë të mbani atmosferën harmonike. Dikush po ju kërkon të merreni me çështje financiare.

Peshorja

Kolegët që ju kanë lënë të bëni të gjithë punën do të tërhiqen kur të kërkoni ndihmë. Mos lejoni që kjo t’ju ndalojë së kërkuari ndihmë. Ju jeni lodhur duke qenë të detyruar të kryeni punë që kurrë nuk kishit kërkuar se do t`i bënit. Edhe pse jeni shumë i aftë, njerëzit nuk duhet ta marrin si të mirëqenë se ju bëni gjithçka.

Akrepi

Një projekt i përbashkët do ju shpërblejë nëse mund ta bindni ekipin tuaj të punojë së bashku në mënyrë harmonike. Nëse e kuptoni që po krijohet një debat, gjeni një mënyrë për të ndarë njerëzit që nuk po shkojnë me njëri-tjetrin. Aftësia juaj udhëheqëse mund të ndihmojë që gjërat të lëvizin në drejtimin e duhur. Jini të gatshëm për të zënë vendin e shefit.

Shigjetari

Punimet që bëhen në shtëpinë tuaj janë të nevojshme. Familjarët po bëjnë çmos për të bërë riparimet dhe ju duhet të ofroni ndihmën tuaj. Bëni kërkesë për fonde për të instaluar pajisjet e energjisë nëse mendoni se ka ardhur koha për t`i ndryshuar. Një i afërm i cili ka shumë njohuri do ju japë një dorë ndihmë.

Bricjapi

Mjedisi juaj është shumë i rrëmujshëm. Ju nuk jeni ndjerë rehat në një mjedis të tillë. Pasi të jetë pastruar e gjithë rrëmuja, do të ndiheni shumë më mirë. Ajo që do t’ju habisë është që dikush që u ankua në fillim do të kënaqet duke jetuar në një rregull të tillë.

Ujori

Gjeni pak kohë për të marrë parasysh atë që dëshironi. Çfarë është ajo që do t’ju bëjë të lumtur? Vendosni qëllime afatgjata dhe bëni një plan. Merrni masa në vend që të reagoni. Në vend që të ecni me planet e njerëzve të tjerë, merrni iniciativën. Tani është një kohë e mirë për të marrë përgjegjësinë e jetës tuaj.

Peshqit

Ju mund të duhet të bëni disa ndryshime në stilin e jetës tuaj për të përfituar sa më shumë nga koha juaj e lirë. Mos u habitni nëse një i afërm i moshuar e vëren këtë dhe fillon të kërkojë më shumë vëmëndje. Një udhëtim do t’i nënshtrohet ndryshimeve të papritura dhe ju e prisnit një gjë të tillë.

Author: admin