Nëse ju pëlqen një person i Binjakëve dhe doni ta bëni për vete, duhet të evitoni disa gjëra. Në këtë artikull do t’jua zbulojmë: Personat që i përkasin shenjës së Binjakëve udhëhiqen nga planeti Mërkur që përfaqëson komunikimin, të shkruarit dhe të shprehurit bukur. Personaliteti i Binjakëve është shumë interesant, është një shenjë shumë komunikuese, brilante dhe plot ide. Joshet nga gjithçka e bukur në botë dhe ka ndjesinë se s’ka kohë mjaftueshëm për të eksperimentuar të gjitha gjërat që do të bëjë. Si një shenjë e ajrit ka nevojë për të eksploruar botën që e rrethon.
Binjakët në dashuri Në dashuri, kanë fuqinë t’u japin gjallëri edhe situatave më dramatike dhe më të pakëndshme, nuk u pëlqen të debatojnë dhe nuk dëshirojnë të merren me njerëz që janë kritikë dhe plot polemika. Pak njerëz dinë të qeshin si Binjakët edhe në momentet më të vështira.
Si t’i bësh për vete Kush është interesuar ndaj një të linduri nën shenjën e Binjakëve duhet të ketë mjaftueshëm durim për të duruar ulje-ngritjet e humorit, duhet të jetë i sinqertë, zbavitës dhe brilant. Nuk u pëlqejnë personat e mërzitshëm dhe që marrin gjithçka për të mirëqenë. Janë gjithmonë në lëvizje, prandaj duhet t’i ndjekësh kudo që të shkojnë.
Janë shumë kuriozë dhe gjithmonë në kërkim të një aventurë të re. Burrat e Binjakëve kanë një personalitet që ndryshon vazhdimisht, ashtu si nevojat e tyre. Duan të dëgjohen dhe të respektohen. Askush nuk duhet t’u thyejë krahët, nëse ju pëlqen një person i lindur nën këtë shenjë zodiakale duhet ta lini të lirë të bëjë ç’të dojë. Zakonisht dashurohen me një person inteligjent dhe të kulturuar. E dinë se ç’duan dhe nëse nuk ndihen të kënaqur me partnerin, nuk humbasin kohë të kërkojnë një tjetër.