Diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

 

Author: admin