Me lot ne sy, i br aktisur nga te gjithe dhe mbi te gjitha i mbetur i ve prej 22 vitesh, ketij burri i dalin keto fjale nga goja e cila pak i flet gjate dites, e me sy te perlotur qe nuk jane thare prej kohesh.“Vetmia është e keqe për burrin”. Këto janë fjalët e pik ëllimit të 80-vjeçarit nga Elbasani, i cili prej 22 vitesh jeton i vetëm, qëkur bashkëshortja ndërroi jetë. Kjo nuk është thjesht jeta e Abdurrahman Buzit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë pl agën më të rëndë të jetës, vetminë.“Unë vetëm kam mbetur. Një gotë ujë, kush e sjell?!”, thotë ai.
Abdurrahmani ka dy djem, por as njëri nuk shkon për ta parë babanë e vetmuar, ndërsa për shkak të një ak sidenti, vajza ka mbetur e paralizuar dhe me të gjitha kursimet e jetës, Abdurrahmani sistemoi vajzën në një qendër kujdesi.Prej disa vitesh ai bën kërkesë për t’u strehuar në shtëpinë e të moshuarve.“E kam bërë kërkesën, nuk është realizuar. Kam bërë 2-3, herë dhe tani kam bërë të fundit dhe të shohim se çfarë do të bëhet”, tregon ai mes lotësh.Kohët e fundit në Elbasan është ndërtuar shtëpia e të moshuarve, pritet që dita-ditës ajo të bëhet funksionale, ndërsa kapaciteti i saj do të jetë 24 persona, e konceptuar si një vatër familjare.