U futën të kërkonin thikën me të cilën u masakrua Runaj, Policia gjen dy armë zjarri në Shkumbin, dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now
Burime nga Policia e Elbasanit, bëjnë me dije  se polumbarët u futën fillimisht për të kërkuar thikën me të cilën Euglen Halili, akuzohet se ka masakruar për vdekje Regis Runajn.

ELBASAN– Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy armë zjarri në lumin Shkumin. Burime nga Policia e Elbasanit, bëjnë me dije se polumbarët u futën fillimisht për të kërkuar thikën me të cilën Euglen Halili, akuzohet se ka masakruar për vdekje Regis Runajn.

Por, kanë dalë nga uji me dy armë zjarri. Pistoletat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Nuk dihet nëse Xhulion Hoxha dhe Euglen Halili, të arrestuarit e sotëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Riges Runajt, kanë lidhje me këto armë apo jo.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Më herët në një konferencë për mediat, blutë e Elbasanit njoftuar arrestimin e Xhulion Hoxhës dhe Euglen Talilit. Njoftohet se këta dy persona janë të arrestuar për vrasjen e Regis Runajt, por kanë marrë pjesë dhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

Author: admin