Kush gënjen më mirë, gratë apo burrat? Ja çfarë thotë studimi i ri
Gratë nuk janë aq të mira në gënjeshtra sa janë burrat.
Ato tregojnë më pak gënjeshtra dhe kur i thonë tradhtojnë më lehtë veten e tyre.
Ky konfirmim vjen nga një studim i Universitetit të Maastricht ( Hollandë) .
Hulumtimi ekzaminoi sjelljet e burrave dhe grave në lidhje me gënjeshtrat.
Studiuesit ekzaminuan një pyetësor se sa gënjeshtra kishin thënë në 24 orët e fundit .
Sjelljet
Rezultatet treguan se burrat kishin më shumë se dy herë të ngjarë të kondideroheshin gënjeshtar ekspert se gratë.
Nga përgjigjet studiuesit deklaruan se meshkujt janë të aftë të shpikin histori bazuar në gënjeshtra.
Jo vetëm kaq por burrat arrijnë të kontrollojnë lëvizjet e trupit dhe fytyrës që mund ti tradhëtojnë ata.
Ata nuk e shmangin shikimin e personit që kanë para tyre ose nuk arrijnë të kontraktojnë muskujt e fytyrës dhe trupit duke mos treguar shenja nervozizmi.
Me pak fjalë ata kanë një seri masash paraprake që i bëjnë gënjeshtrat më të besueshme.
Megjithatë në shumicën e rasteve nuk janë gënjeshtra të mëdha por lëshime ose ekzagjerime që u thuhet miqve, kolegëve ose partnerëve.
Metabolizmi
Gënjeshtrat varen nga ajo çfarë hamë. Duket pak si abstrake por sipas një studimi është kuptuar se metabolizmi ndikon në prirjen për të thënë gënjeshtra.
Studiuesit kanë punuar me 150 lëndë eksperimentale dhe treguan se prirja për të thënë gënjeshtër varej pjesërisht nga niveli i glukozës në gjak dhe se mund të lidhet dhe me mbipeshën.
Rezultatet u botuan në ‘Raportet Shkencore’.
Njerëzit me indeks të masës trupore nën 25 dhe në veçanti gra janë treguar se janë më të sinqerta pasi kanë ngrënë mëngjes.
“Deri më tani, ne e dimë se ndryshimet në statusin afatgjatë të energjisë, siç janë ato të shkaktuara nga agjërimi ose ngopja, dhe ndryshimet afatgjata, siç janë ato të shoqëruara me mbipesha, mund të ndikojnë në një gamë të gjerë të proceseve njohëse, të tilla si memorja, vëmendja dhe vetëkontrollin. Ky i fundit është një element kryesor për aftësinë për të bërë zgjedhje etike dhe morale “, shpjegon Eugenia Polizzi, studiuese Cnr-Istc dhe autore e parë e studimit.