Reagimi epik i Dafina Zeqirit kur serbët thonë ‘Kosova është Serbi’ (VIDEO)

Dafina Zeqiri është një nga artistët e shumtë që kanë reaguar ndaj gafës së kompanisë ‘Apple’ e cila kishte vendosur Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.

Për këtë, ditët e fundit është bërë një fushatë e madhe nga artistë shqiptarë ndaj kompanisë për të përmisuar gabimin e bërë, ndërsa postimet e artisteve shqiptare nuk kanë munguar. Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Dafina Zeqiri, etj kanë treguar dhe prejardhjen e shqiptarëve. Këto reagime kanë “tërbuar” serbët të cilët janë futur në profilet e këngëtareve shqiptare dhe kanë bërë komente raciste të tipit “Kosova është Serbi”. Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ironizuar këto reagime raciste duke publikuar videon e mëposhtme. “Serbia thotë Kosova është Serbi. Shqiptarët e dinë që nuk është”, shkruan ajo mbi videon që qesh me të madhe.

Author: admin